Sot Fitër Bajrami, live nga Xhamia e Madhe në Prishtinë - Gazeta Express
string(54) "sot-fiter-bajrami-live-nga-xhamia-e-madhe-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2024 6:55

Sot Fitër Bajrami, live nga Xhamia e Madhe në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

10/04/2024 6:55

Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lexo Edhe:

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.

Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe është falur në ora 06:41.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë. 

Ndryshe dje Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava ka thënë se Fitër Bajrami bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh. Sipas tij, urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi dhe hareja, të cilat trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve.

“Fitër Bajrami bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh, që e dallojnë nga festat e tjera, bart vlerat shoqërore dhe njerëzore të Islamit, ku zemrat bashkohen në miqësi, prandaj, gëzimi i Bajramit përfshinë çdo shtëpi të besimtarëve. Bajrami është një ditë që edhe fëmijët i mbush me gëzim, buzëqeshje e argëtim, një ditë për të afërmit që i bashkon ata në drejtësi dhe lidhje, ditë e vizitave dhe përqafimeve të shumta, ditë e lutjeve dhe shpresës, ditë ku bamirësi liron dorën për bamirësi, ditë kur duhen pastruar shpirtrat dhe duhen shtrënguar duart, duke shtuar dhe promovuar vëllazërinë, besnikërinë dhe dashurinë edhe më të fortë”, tha ai.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zoti.