Sonte në “Favorit: Hallakama në Superligë dhe ndryshimet në FFK - Gazeta Express
string(61) "sonte-ne-favorit-hallakama-ne-superlige-dhe-ndryshimet-ne-ffk"

Sonte në “Favorit: Hallakama në Superligë dhe ndryshimet në FFK

Gazeta Express

10/07/2020 18:00

Remzi Ejupi dhe Debatik Curri nga FC Prishtina, bashkë me profesorin Bylbyl Sokoli, sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7, që nis në ora 20:10.

Sonte prej orës 20:10 në T7 do të transmetohet emisioni sportive “Favorit” , i cili do t’i kushtohet xhiros së fundit të kampionatit e cila prodhoi shumë polemika, tensione dhe pamje të turpshme, sidomos në derbin në mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku ndodhi skandali më i madh i këtij stinori.

Lexo Edhe:

Mysafir special sonte në “Favorit” do të jetë presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili do të tregojë se çka do të bëjë klubi bardh e kaltër pas paralajmërimit për tërheqje nga garat shkaku i eliminimit nga gara e titullit, siç thotë Ejupi me direktiva nga lartë.

Ejupi do të flas për gjendjen e përgjithshme në futbollin kosovar dhe në Federatën e Futbollit të Kosovës. Cilat janë raportet e Prishtinës me FFK-në dhe të Ejupit me Agim Ademin?

Ejupi do ta zbulojë bisedën e tij me drejtuesit e FFK-së pas skandalit në Gjilan?

A e synon Ejupi postin e presidentit të FFK-së dhe çfarë “virusi” kërkon të largohet nga shtëpia e futbollit? Si e krahason FFK-në Ejupi me mafien dhe si e komenton pozicionin e Agim Ademit të dënuar nga gjykata?

Cili është numri jashtëzakonisht i madh i klubeve të futbollit që sipas Ejupit janë të vendosura për ta bërë ndryshimin e madh në futbollin kosovar?

Në “Favorit” i ftuar është edhe ndihmëstrajneri Debatik Curri, i cili zbulon detaje tjera të reja nga skandali në ndeshjen Gjilani – Prishtina. Ai do të befasojë kur do të tregojë se sa pikë ia kanë humbur gjyqtarët Prishtinës!

Po ashtu, nuk heziton ta konsideroj të “gërditshëm” futbollin që po zhvillohet në Kosovë duke treguar se ku dhe nga kush po vendosen ndeshjet?

Për situatën do të flasë gjerë e gjatë edhe eksperti Bylbyl Sokoli, i cili do të jetë para Ejupit e Currit në “Favorit” dhe do t’i tregojë rrugët e zgjidhjes së problemeve të panumërta që janë grumbulluar në futbollin kosovar.

“Favorit” do të transmetohet edhe në Gjirafa Video dhe në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.