Trajneri i mirënjohur kosovar dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”.

Ai ka thënë se fitoren historike të Kosovës e shikoi së bashku me Xuxin – po ashtu i ftuar në “Favorit”.
“E shikova ndeshjen e Kosovës me Xuxin, tërë kohën i lutej Zotit për fitoren e Kosovës, edhe shante nga pak”, tha ai duke qeshur.
Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, duke siguruar vendin e dytë në tabelë, pozitë që të dërgon në “play-offin” e Botërorit./GazetaExpress/