Sneijder: UEFA duhej ta ndalte ndeshjen Arsenal – Atletico, nuk kishte nivel për gjysmëfinale - Gazeta Express
string(89) "sneijder-uefa-duhej-ta-ndalte-ndeshjen-arsenal-atletico-nuk-kishte-nivel-per-gjysmefinale"

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 11:17

Sneijder: UEFA duhej ta ndalte ndeshjen Arsenal – Atletico, nuk kishte nivel për gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 11:17

Legjenda holandeze Wesley Sneijder ka shpërthyer me kritika të forta ndaj ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, duke e cilësuar atë si një përballje pa nivel dhe pa spektakël.

Ish-fituesi i Championsit deklaroi se loja ishte aq e dobët saqë sipas tij duhej ndërprerë që në pjesën e parë. shkruan “Gazeta Express”.

“Në minutën e 35-të mendova se UEFA duhej të ndërhynte. Duhej ta telefononin Londrën, t’i dërgonin skuadrat në zhveshtore dhe ta organizonin një finale tjetër mes Bayernit dhe PSG-së ditën tjetër”, u shpreh Sneijder.

Sipas tij, mënyra mbrojtëse e lojës së Atleticos dhe qasja e Arsenalit me posedim të topit e bënë ndeshjen të mërzitshme dhe pa emocione për një nivel kaq të lartë kompeticioni.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, Sneijder nuk e mohoi suksesin e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, duke e vlerësuar maksimalisht punën e tij.

“Arteta e meriton një statujë, sepse arriti ta mbajë nën presion një ekip si Atletico pa e pasur asnjë lojtar të klasit botëror në skuadër”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, e pranoi humbjen me sportivitet, duke theksuar se kundërshtari e meritoi kualifikimin dhe duke e shprehur krenarinë për paraqitjen e skuadrës së tij gjatë sezonit.

Arsenali e siguroi finalen falë një fitoreje minimale 1-0 në ndeshjen e kthimit, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 2-1 dhe duke e arritur finalen e Championsit pas plot 20 vitesh. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement