Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe klubeve: Na dëmton shum - Gazeta Express
string(63) "skivi-reagon-pas-ndalimit-te-dasmave-dhe-klubeve-na-demton-shum"

Gazeta Express

03/05/2020 10:06

Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe klubeve: Na dëmton shum

Gazeta Express

03/05/2020 10:06

Të enjten, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja ndaj COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme (4 maj).

Ai ka theksuar se këtë vit nuk do të ketë dasma, tubime apo ahengje familjare, duke e quajtur 2020 si vit të distancës.

Lexo Edhe:

Me këtë rast ka bërë që të ketë reagime të shumta, posaqërisht nga ata që përfitojnë prej këtyre aktiviteteve.

Skivi (Foto: Instagram)

Përveç këngëtarit Labinot Tahiri, një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Skivi, i cili thotë se kjo gjë e dëmton personalisht edhe atë, por që do gjejë një formë tjetër të fitojë të ardhura në muzikë.

“Unë mendoj që është njëjtë si për dasma ashtu edhe për klubet e natës. Kjo pandemi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jo vetëm sipas qeverisë sonë, por e gjithë bota, kanë udhëzuar të ndalen ahengjet me numër të madh të publikut”.

Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve të ndryshme (Foto: Instagram)

“A do të na dëmtoj kjo neve, po ashtu edhe mua personalisht? Përgjigja ime është normal që po edhe atë shumë. Ahengjet janë një ndë burimet e vetme financiare për artistët në Kosovë e Shqipëri duke performuar në dasma apo klube”.

Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)

“A do të na ndihmoj kjo në parandalimin e virusit? Pergjigja ime është prapë mendoj që po, dhe ky mbetet mendimi im personal edhe nëse mund të jem gabim”.

Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)

“Si mund të parakalojmë këtë situatë? Me shumë vështirësi. Por unë mendoj që industria e muzikës dhe vetë definicioni i artistit nuk do të na lë pa aktivitet. Nuk e di ende, jam duke e analizuar sa po mundem situatën dhe prapë po mendoj që do t’ia dalim mbanë dhe krenarë. Muzika është mundësi e madhe dhe na jep mundësi të shfrytëzimit pavarësisht nga situata, muzika asnjëherë nuk është e ndalur. Kshtuqë mendoj se do të dalin forma të reja për të bërë të hyra financiare dhe do të shfrytëzohen ato momentale në maximum”.

Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)

“Në këtë kohë të zbrazët sugjeroj, që do të ishte e zgjuar të diskutojmë dhe të merrem me mbrojtjen e të Drejtave Autoriale nëpër botë, në Kosovë, si dhe pirateria e cila lulëzon gjithandej territorit të tonë Kosovë, Ju faleminderit, Ju Dua. Skivi”, ka shkruar mes tjerash reperi i njohur. /Telegrafi/