Skender Potera nuk lejon befasi - Gazeta Express
string(31) "skender-potera-nuk-lejon-befasi"

Skender Potera nuk lejon befasi

Sporte tjera

Gazeta Express

10/06/2024 9:19

Skender Potera ka dëshmuar edhe njëherë se është më i miri në disiplinën drag race.

“Gogi”, me Audi TT RS, të dielën në drag race II, fitoi me kohën 08.036 sekonda.

Lexo Edhe:

“Jam i kënaqur me fitoren dhe garën në përgjithësi. Ishte organizim i mirë, pati rivalitet, por edhe frymë sportive. Sa i përket rezultat tim, ne vazhdimisht po punojmë ta përmirësojmë edhe pak, por realisht, cilësia e pistës nuk i përshtatet fuqisë së veturës”, ka thënë Potera pas fitores.

Rivalitet më i madh u tregua në Klasën 9 të Divizionit AWD, të cilën në fund e fitoi Ilir Shabani me Golf VII R.

Në Divizionin FWD/RWD më i miri ishte Lavdat Vllahiu me Seat Ibiza.

Rezultatet

Divizioni FWD/RWD

Klasa 11

1. Lavdat Vllahiu (Seat Ibiza)

Klasa 12

1. Armend Hoxha (Seat Ibiza)

Klasa 13

1. Ahmed Muderizovic (BMW)

2. Adem Pulaj (Golf II)

Klasa 14

1. Mestan Skenderi (Opel Astra GSI)

2. Fitim Demiri (Golf VII)

3. Haris Mustafa (BMW e82 120d)

Klasa 15

1. Orges Rama (Mercedes)

2. Tarik Pruzljanin (Renault Megane RS2)

Divizioni AWD

Klasa 8

1. Skender Potera (Audi TT RS)

Klasa 9

1. Ilir Shabani (Golf VII R)

2. Burim Habibaj (Opel Kadet)

Klasa 10

1. Zgjim Piraj (BMW 140i)

2. Numan Zuber (Golf I)

3. Met Grajqevci (Audi RS 6)

Klasa 12

1. Florjan Gashi (BMW 535xi)

2. Spartak Iljas (Golf V GTI)

Klasa 13

1. Tarik Grljevic (BMW E90 330xd)

2. Albatrit Berisha (Golf VII R)

Klasa 14

1. Dzenis Bihorac (Audi S3)

2. Arlind Gashi (BMW 120 xd)

3. Hamza Dautovic Audi A3)