SKANDAL/ Flamuri i ish-Jugosllavisë në ndeshjen Vallecano - Drita, largohet pas insistimit të klubit kosovar - Gazeta Express
string(104) "skandal-flamuri-i-ish-jugosllavise-ne-ndeshjen-vallecano-drita-largohet-pas-insistimit-te-klubit-kosovar"

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 22:54

SKANDAL/ Flamuri i ish-Jugosllavisë në ndeshjen Vallecano – Drita, largohet pas insistimit të klubit kosovar

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 22:54

Disa tifozë kanë shkaktuar reagime dhe polemika duke shfaqur flamurin e ish-Jugosllavisë gjatë ndeshjes mes Rayo Vallecanos dhe Dritës, e vlefshme për ndeshjen e fundit të fazës së Ligës së Konferencës, e cila po zhvillohet në Madrid.

Veprimi u konsiderua si provokues, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Drita përfaqëson Kosovën në arenën evropiane.

Pas insistimit të zyrtarëve të klubit gjilanas pranë zyrtarëve të UEFA-s, flamuri i ish-Jugosllavisë është larguar nga tribunat e stadiumit, njofton gazetari sportiv nga Kosova, Arlind Sadiku, shkruan Gazeta Express.

Ndërhyrja e shpejtë e organizatorëve bëri që situata të qetësohej, ndërsa ndeshja vazhdoi pa incidente të tjera të ngjashme.

Klubi i Dritës ka qenë i vëmendshëm ndaj çdo forme provokimi, duke kërkuar respektim të rregullave dhe vlerave sportive në garat evropiane. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement