Situata nga COVID-19, Panariti: Duhen 10-fishuar testimet - Gazeta Express
string(55) "situata-nga-covid-19-panariti-duhen-10-fishuar-testimet"

Gazeta Express

09/07/2020 8:32

Situata nga COVID-19, Panariti: Duhen 10-fishuar testimet

Gazeta Express

09/07/2020 8:32

Ish-ministri, Edmond Panariti tha për Euronews Albania se nëse nuk rrisim në mënyrë të ndjeshme numrin e tamponëve, nuk kemi asnjë shans për të kontrolluar përhapjen e infeksioni në vend.

Z. Panariti theksoi faktin se aktualisht vendi ynë është i fundit në rajon për numrin e testimeve, ndërsa shtoi se është e domosdoshme 10-fishimi i numrit të analizave që kryhen në vendin tonë.

Lexo Edhe:

Sipas tij, nëse qeveria nuk i ka mundësitë dhe kapacitetet, duhet të kërkojnë ndihmën e laboratorëve dhe spitaleve private, të cilat siç tha, janë të akredituara dhe kanë provuar se janë në gjendje të zbatojnë teste të identifikimit të virusit përmes metodave të certifikuara.

“Kjo është e domosdoshme për të krijuar një plan të mirëmenduar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme në infeksionit.

Analizat që kryhen e kanë të pamundur që ne të krijojmë një pasqyrë të qartë të shkallës së infektueshmërisë me COVID. Duhet ta 10-fishojmë numrin e analizave. Ajo që bëjmë në ditë është 6-7 jetë më pak se mesatarja e rajonit. Me këtë nivel s’jemi në gjendje të identifikojmë përhapjen”, tha ish-deputeti.

Ai e cilësoi si shumë të rrezikshme dhe një strategji plotësisht të gabuar lënien e situatës jashtë kontrollit me qëllim arritjen e të ashtuquajturës imunitet i tufës. Kjo strategji sipas z. Panariti, bie ndesh edhe me metodologjinë e OBSH, e cila shprehet qartë se duhet rritur numri i analizave për të mbajtur nën kontroll infeksionin.

“Nëse thua nuk ka ç’bëj më, situata del jashtë kontrollit, ndaj duhet rishikuar totalisht mënyra si po menaxhohet situata. Ne ishim më radikalë në zbatimin e karantinës. Duke thënë se situata po del jashtë kontrollit, po jep sinjale se po i rikthehet izolimit çka është shumë rrezikshme për shoqërinë dhe ekonominë”, u shpreh z. Panariti.