Si shpëtoi sot fjala e lirë kundër "shtetit policor" - Gazeta Express
string(50) "si-shpetoi-sot-fjala-e-lire-kunder-shtetit-policor"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 19:56

Si shpëtoi sot fjala e lirë kundër “shtetit policor”

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 19:56

“Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” — Ky ishte autorizimi i Prokurorisë së Shtetit për Policinë e Kosovës që të drejtohet për në zyrat e Insajderit, sepse kjo gazetë publikoi një hulumtim që ministrit Vitia nuk i pëlqeu. Veprimi i policisë u cilësua si cenim i lirisë së medieve. Reagimet ndaj kësaj shkelje bënë që fjala e lirë të fitoi kundër, siç është quajtur sot, shtetit policor.

Vitia thirri konferencë për media pak kohë pas publikimit të hulumtimit në media. E në konferencë pretendoi të kundërtën, mirëpo Vitia gjithashtu bëri thirrje që Prokuroria të hetojë këtë rast. Pas futjes së policisë në zyrat e Insajderit, drejtori Parim Olluri u thirr që të intervistohet.

Lexo Edhe:

Ky veprim i policisë u pa si kërcënim ndaj mediave dhe fjalës së lirë në përgjithësi. E pasi filluan reagimet, Prokuroria tha se hetimet po bëhen ndaj zyrtarëve, e jo ndaj zyrtarëve dhe mediave.

Ndër reagimet e para ishte ai i gazetarit Adriatik Kelmendi ku tha se prokuroria ia huqi me veprimet e saj. “S’jemi shtet policor, veprimi i Prokurorisë është huqje e madhe”, tha Kelmendi.

Ndërsa juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka thënë se intervistimi i gazetarëve të Insajderit sot nga policia është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

Ajo kërkoi që urgjentisht të lirohen gazetarët e Insajderit: Urgjentisht të lirohen gazetarët e Insajderit, intervistimi i tyre shkelje flagrante e ligjit.

Derisa Dardan Sejdiu që ishte anëtar i Vetëvendosjes dhe PSD’së, tha se ishte në Vetëvendosje, kjo parti ia publikonte kontratat Thaçit.

 Nga AAK reagoi Daut Haradinaj ku tha për Vetëvendosjen se “Pasi e mbyllën shtetin, tash po tentojnë të mbyllin mediat”.

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se në pamundësi të sigurohen vaksinat, po sulmohen mediat.

“Dobët, shumë dobët, dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave”.

Nga LDK reagoi edhe Vlora Dumoshi ku tha se duhet që njëzëri të bëhen kundër instalimit të shtetit policer dhe ditkatorial. Ndërsa Quni pas veprimeve të fundit tha “S’keni parë gjë akoma”.

E analisti Jusuf Thaçi tha se Qeveria dhe Prokuroria duhet t’i mbajnë duart larg nga mediat.

Pas intervistimit të Ollurit, ky i fundit tha se pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit publik.

“Shpëtuam, pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit public”, ka thënë Olluri.

Krejt në fund, lajmi i mirë ishte se Vehbi Kajtazi konfirmoi që autoritetet janë tërhequr nga hetimet ndaj Insajderit./Express/