Haradinaj: Pasi e mbyllën shtetin, tash po tentojnë të mbyllin mediat - Gazeta Express
string(67) "haradinaj-pasi-e-mbyllen-shtetin-tash-po-tentojne-te-mbyllin-mediat"

Haradinaj: Pasi e mbyllën shtetin, tash po tentojnë të mbyllin mediat

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 14:47

Daut Haradinaj ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe intervistimit që policia i bëri sot drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit.

Haradinaj duke iu referuar Vetëvendosjes ka thënë se pasi e mbylli shtetin po tenton të bëj të njëjtën gjë edhe me mediat.

Lexo Edhe:

“Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Pasi e mbyllën Kosovën, tani po mundohen t’i mbyllin edhe mediumet e guximshme për raportimin e mosnënshkruarjes së kontratës për blerjen e vaksinës.

Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë.

Mos ta harrojmë edhe aferën e blerjes së maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve.

Të dyja këto raste janë për prokurorinë e guximshme, e assesi gazetari qe e kreu detyrën e vet.