Anton Quni: S’keni parë gjë akoma - Gazeta Express
string(31) "anton-quni-skeni-pare-gje-akoma"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 16:44

Anton Quni: S’keni parë gjë akoma

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 16:44

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas ngjarjeve të sotme ku policia në mëngjes shkoi në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin Parim Olluri lidhur me hulumtimin e publikuar për vaksinat, raporton Gazeta Express.

Quni ka thënë se java e përmbyll me linçimin ndaj mediave, e që sipas tij ky është vetëm fillimi dhe s’është parë gjë akoma.

Lexo Edhe:

“Për një javë. Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë.Ngrite zërin, mos hesht”, ka shkruar Quni./Express/