Insajderi: Dy zyrtarë të Policisë erdhën në redaksi, ftuan për intervistim Parim Ollurin - Gazeta Express
string(86) "insajderi-dy-zyrtare-te-policise-erdhen-ne-redaksi-ftuan-per-intervistim-parim-ollurin"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 13:23

Insajderi: Dy zyrtarë të Policisë erdhën në redaksi, ftuan për intervistim Parim Ollurin

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 13:23

Gazeta Insajderi shkruan sot se zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë shkuar në mëngjesin e sotëm në redaksinë e tyre, pas publikimit të hulumtimit rreth vaksinave.

“Dy zyrtarë policor në mëngjesin e sotëm kane qenë në zyrë e Gazetën Insajderit, lidhur me rastin e vaksinave”, shkruan Insajderi.

Lexo Edhe:

Nga kjo gazetë raportojnë se është ftuar që të intervistohet në Polici, drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës.  

Ndërkohë sot Prokuroria Themelore ka sqaruar se nuk do të ketë hetime ndaj gazetarëve, por ndaj zyrtarëve./Express/