Oreksi ose dëshira për ushqim, është një nga elementët që njerëzit kanë të përbashkët me njëri tjetrin.
Uria, është mënyra e trupit për të treguar se dëshiron ushqim.
Por ndonjëherë, njeriu ka tendencën të ushqehet më tepër, pavarësisht se uria mund të jetë shuar.
Ushqyerja e tepërt mund të nxitet edhe nga aromat, reklamat, ambienti që na rrethon dhe moshatarët.
Uria nuk është diçka fikse.
Ajo ndryshon me kalimin e moshës.
Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org oreksi ka shtatë etapa, si një mënyrë për të kuptuar elementët që nxisin njeriun ta teprojë me të ngrënët.
Etapa e parë 0-10 vjeç
Mënyra e të sjellurit në fëmijëri ka ndikim të drejtpërdrejtë në stilin e të ngrënit gjatë rritjes dhe moshës së mesme.
Një fëmijë i shëndoshë do të transformohet në një të rritur të shëndoshë.
Nëse fëmijët detyrohen të boshatisin pjatën e mbushur me ushqim, ata nuk do të jenë në gjendje të dëgjojnë zërin e trupit dhe kësisoj kur të rriten do ta kenë më të vështirë të ndalojnë së ngrëni.
Etapa e dytë 10-20 vjeç
Mënyra se si një adoleshent e percepton ushqimin gjatë kësaj periudhe kritike do të përcaktojë shumë prej zgjedhjeve të mëtejshme në jetë.
Në këtë moshë, femrat vuajnë më shumë nga pamjaftueshmëria ushqimore.
Etapa e tretë 20-30 vjeç
Në këtë grupmoshë, masa e akumuluar dhjamore është shumë e vështirë për tu humbur.
Trupi dërgon sinjale të forta kur ka nevojë për ushqim, por sinjalet për parandalimin e ushqyerjes së tepruar janë më të dobët.
Në këtë periudhë të jetës, sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org faktorët psikologjikë dhe fiziologjikë që nxisin ushqyerjen e tepërt janë më të fortë.
Mënyra se si çdo ushqim komunikon me trurin është e ndryshme.
Yndyra nuk nxit trurin të dërgojë sinjale që njeriu të ndalojë së ngrëni.
Ushqimet me proteinë, fibër dhe ujë nga ana tjetër e kanë këtë aftësi.
Etapa e katërt 30-40 vjeç
Studimet tregojnë se stresi në këtë periudhë të jetës shkakton ndryshime thelbësore në oreks dhe zakonet e të ngrënit.
Varësia ndaj ushqimit është e parezistueshme sidomos ndaj ushqimeve me shumë kalori.
Shkencëtarët akoma nuk e kuptojnë përse kjo varësi është kaq e madhe në këtë grupmoshë që ka tendencën të shtojë më shumë në peshë.
Etapat e tjera
Mes moshës 40-50 vjeçare, njerëzit duhet të ndryshojnë stilin e të ngrënit në varësi të shëndetit.
Në këtë moshë, simptomat e sëmundjeve të qarta dhe ushqyerja duhet bërë në varësi të tyre.
Pas të pesëdhjetave, njeriu nis të humbë gradualisht masën muskulare.
Në këtë pikë, AgroWeb.org thekson se ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë thelbësore për të pakësuar ndikimin e plakjes.
Ushqimet e shëndetshme në këtë moshë janë ato me proteinë.
Pas të gjashtëdhjetave, mungesa e oreksit është gjithnjë e më e madhe dhe rënia në peshë e paevitueshme./Gazeta Express