Ka përfunduar pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë.
Kjo ndeshje, që i përket Grupit E të Botërorit 2026, është mbyllur me shifrat prej 1-0, për Bregun e Fildishtë në 45-minutëshin e parë.
Ishte Franck Kessie që shënoi për 1-0 në minutën e 30-të.
Kessie shënoi pas një tollovie në mbrojtje, që u krijua pas një topi të dërguar në zonë nga Yan Diomande.
Gjermania ka tri pikë momentalisht, pasi kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Curaçaos, derisa Bregu i Fildishtë ka gjashtë sosh, nëse mbyllet kështu ndeshja e sontme./GazetaExpress/