“Shqipëria nuk është në shitje”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë - Gazeta Express
string(93) "shqiperia-nuk-eshte-ne-shitje-mesazhet-e-afishuara-nga-protestuesit-ne-muret-e-kryeministrise"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2026 23:34

“Shqipëria nuk është në shitje”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë

Lajme

Gazeta Express

20/06/2026 23:34

Prej gati 2 orësh, mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në protestë para Kryeministrisë. Protestuesit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të shprehur revoltën e tyre nga pankartat deri tek afishimi i shkrimeve me projektor në muret e Kryeministrisë.

“Albania is not for sale”, “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria thotë boll”, ishin disa nga shkrimet që shfaqeshin në muret e Kryeministrisë.

Në protestë vijojnë të jenë masive thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg dhe Rama jepe dorëheqjen”, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht nga pjesëmarrësit gjatë marshimeve dhe tubimeve në kryeqytet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement