Julian Nagelsmanni u shpëtua nga zëvendësimet e tij të frymëzuara në pjesën e dytë, teksa Gjermania bëri përmbysje për të mposhtur Bregun e Fildishtë 2-1 në Kupën e Botës 2026.
Duke qenë në disavantazh 1-0, Nagelsmanni bëri tri zëvendësime njëkohësisht dhe dy prej lojtarëve të futur u kombinuan për golin e barazimit, me Deniz Undavin që shënoi bukur pas krosit të Nadiem Amirit, ne minutën e 68-të.

Më pas Undavi realizoi sërish në fund të kohës shtesë (90+4’) për të siguruar një fitore dramatike 2-1.

Më herët, Bregu i Fildishtë kishte kaluar në epërsi përmes mesfushorit veteran Franck Kessie, pas një depërtimi dhe krosi të mrekullueshëm në zonë nga talenti i ri Yan Diomande.
Kessie shënoi për 1-0 në minutën e 30-të të takimit.

Me këtë fitore, Gjermania ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales, pasi ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.
Në ndeshjen e tretë, Gjermania do të luajë ndaj Ekuadorit, derisa Bregu i Fildishtë ka punë me Curaçaon./GazetaExpress/