"Si mundet një kriminel me qenë më i vlefshëm se një polic", flet babai i Triumf Rizës pas dënimit të Enver Sekiraqës - Gazeta Express
string(114) "si-mundet-nje-kriminel-me-qene-me-i-vlefshem-se-nje-polic-flet-babai-i-triumf-rizes-pas-denimit-te-enver-sekiraqes"

“Si mundet një kriminel me qenë më i vlefshëm se një polic”, flet babai i Triumf Rizës pas dënimit të Enver Sekiraqës

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 15:39

Gjykata Themelore e ka dënuar sot Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Pas vendimit të gjykatës ka folur babai i policit Triumf Rizës, Shefqeti, i cili tha se më nuk ka besim në drejtësi dhe se sipas tij, gjykimi ndaj Sekiraqës është më i gjati në historinë e gjykatave të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Nuk po e kuptoj se si është e mundur që në shoqërinë tonë më të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të ligjit e shtetit, një polic i cili është shpallur hero pikërisht për luftën kundër bandave kriminele”.

“Për herë të tretë po vjen duke iu zvogëluar dënimi. Nuk kam besim hiç më, sepse Gjykata e Apelit i ka krijuar të gjitha problemet, duke e kthyer për kurrgjë hiç, për gjoja çështje procedurale e për pallavra”, tha ai para mediave, njofton Klankosova.tv.

Riza më tej e cilësoi si të ulët dënimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi sipas tij, Sekiraqa është vrasësi kryesor i djalit të tij e jo të tjerët.

“Këto gjykata i kemi ne, s’kemi të tjera. Për këtë shtet kemi luftuar. Unë vazhdimisht i kam pranuar gjykatat tona, kurse krimineli s’i ka pranuar në fillim as këto gjykata”, tha ai.