Si do të ndahet pushteti mes LDK'së e VV'së, sipas Gani Gecit? - Gazeta Express
string(58) "si-do-te-ndahet-pushteti-mes-ldkse-e-vvse-sipas-gani-gecit"

Si do të ndahet pushteti mes LDK’së e VV’së, sipas Gani Gecit?

Gazeta Express

05/12/2019 21:35

Ish-deputeti Gani Geci, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i ndajnë ministritë përgjysmë, pesë me pesë. Por, Geci mendon se problem për të arritur marrëveshje është posti i presidentit.

“Ministritë do të ndahen pesë me pesë. Por, problemi kryesor është posti i presidentit, jo ministritë. Shumë shpejt, brenda këtij muaji do të merren vesh LDK’ja dhe VV’ja për zgjedhjen e presidentit”, është shprehur Geci në Pressing.

Lexo Edhe:

Tutje, ai tregoi edhe për një propozim tjetër që ka kaluar nëpër tavolinën ku po bisedohet për marrëveshjen e koalicionit.

“Brenda këtij muaji do të merren vesh se kush do të zgjidhet president. Deri në atë moment, ministritë do të ndahen pesë me pesë, ky ka qenë një propozim që ka mundësi të ndodhë. E në momentin kur zgjidhet presidenti, LDK’ja ia lëshon një ministri VV’së”, shtoi Geci.