Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Çekisë - Gazeta Express
string(59) "kosova-publikon-formacionin-zyrtar-per-ndeshjen-ndaj-cekise"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 15:14

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Çekisë

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 15:14

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë, e cila zhvillohet në “EPET Arena”.

Kjo përballje shërben si test përgatitor për “Dardanët” para sfidave të Ligës së Kombeve, që do të nisin në muajin shtator.

Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të provojë disa alternativa në këtë takim, duke synuar që skuadra të jetë sa më e përgatitur për ndeshjet zyrtare që e presin në vazhdim.

Kujtojmë se pas një jave, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore. Më 7 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë, “Dardanët” do të përballen me Andorran. Kjo ndeshje do të jetë prova e fundit para nisjes së ciklit të ri të garave në Ligën e Kombeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement