Shtyhet ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës shkaku i të ftohtit në palestër - Gazeta Express
string(71) "shtyhet-ndeshja-mes-bashkimit-dhe-pejes-shkaku-i-te-ftohtit-ne-palester"

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 17:35

Shtyhet ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës shkaku i të ftohtit në palestër

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 17:35

Ndeshja e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Bashkimit dhe Pejës, nuk do të zhvillohet sot.

Kjo ndeshje ishte e paraparë për t’u zhvilluar këtë të diel, me fillim prej orës 17:00, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kjo ndeshje nuk filloi fare dhe është shtyrë tashmë zyrtarisht.

Deri te shtyrja e ndeshjes erdhi pasi pejanët nuk pranuan të luanin në kushtet e palestrës në Suharekë, duke u ankuar për temperaturat e ulëta që po mbizotëronin atje.

Vlen të theksohet se Bashkimi po i luan ndeshjet si vendas në Suharekë, pasi palestra “Sezai Surroi” në Prizren është duke u rinovuar.

Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të caktojë një datë tjetër për këtë ndeshje. /Gazeta Express/