Shtrihet në spital kampionia olimpike, pas infektimit me Covid - Gazeta Express
string(61) "shtrihet-ne-spital-kampionia-olimpike-pas-infektimit-me-covid"

Shtrihet në spital kampionia olimpike, pas infektimit me Covid

Sporte tjera

Gazeta Express

20/09/2021 18:36

Kampionia Olimpike nga Tokio 2020, Madi Wilson është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Notarja australiane e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios në kategorinë 4×100 metra stil të lirë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më pak se dy muaj pasi triumfoi në Olimpiadë, Wilson rezultoi pozitiv me koronavirus, derisa ishte në Itali për eventin  International Swim League.

“Jam e zhgënjyer totalisht dhe e mërzitur që nuk mund të garoj bashkë me ekipin këtu. Së fundmi rezultova pozitiv me Covid dhe dje u shtriva në spital për ekzaminime të mëtejme. Edhe pse jam e vaksinuar me dy dozat, u infektova nga ky virus”, shkroi ajo në Instagram.

E arta e Wilson në Tokio 2020 ishte e dyta për të në përgjithësi, pasi e mori të parën në Olimpiadën e Rio 2016. Ajo gjithashtu fitoi të bronztën në stafetën e 4x200m në Tokio. /Gazeta Express/