Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor - Gazeta Express
string(73) "hapet-aplikimi-per-100-eurot-e-sektorit-jo-publik-afati-deri-me-5-qershor"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 16:07

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 16:07

Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik për të aplikuar për shumën 100 euro pas vendimit që mori qeveria në detyrë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar formularin ku punëtorët mund të aplikojnë.

Afati i aplikimit është hapur sot dhe ka afat deri më 5 qershor.

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Postimi i plotë i Muratit:

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:

Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:

– Punëtorët në sektorin privat;

– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);

– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:

– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;

– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

Advertisement
Advertisement
Advertisement