Shtetet mblidhen të hënën në Zvicër për masat kundër pandemive të ardhshme - Gazeta Express
string(74) "shtetet-mblidhen-te-henen-ne-zvicer-per-masat-kunder-pandemive-te-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 16:02

Shtetet mblidhen të hënën në Zvicër për masat kundër pandemive të ardhshme

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 16:02

Shtete nga pjesë të ndryshme të botës do të takohen të hënën për të diskutuar rreth hartimit të mundshëm të një traktati për pandemi, në të cilin do të përcaktoheshin masat për menaxhimin e krizave të ardhshme.

Takimi treditor në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë vjen në kohën kur planeti është ende i rrethuar nga pandemia, gati dy vjet pas regjistrimit të rasteve të para, shkruan France24, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Çrregullimi ekonomik dhe miliona jetët e humbura janë nxitur thirrje për mbrojtje të re ndërkombëtare, e cila do të ishte mjaftueshëm e fuqishme për të parandaluar përsëritje të fatkeqësive të tilla.

“Do të kemi më shumë pandemi në të ardhmen. Pyetja nuk është nëse, por kur”, tha Jaouad Mahjour, asistent i drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së për përgatitje për emergjenca.

Asambleja Botërore e Shëndetësisë – organ vendimmarrës i OBSh-së, i përbërë nga 194 shtete – do të mbajë një sesion të pashembullt e të posaçëm për ta shqyrtuar zhvillimin e një traktati të ri për përgatitjen dhe reagimin në rast pandemie.

Takimi do të duhej të përfundonte me një rezolutë, në të cilën do të përcaktohej rruga që duhet të ndiqet. Rezultati i dëshirueshëm – qoftë traktat apo ndonjë formulim tjetër – do të vijë vetëm më vonë, ndoshta deri në vitin 2024.