Shqiptaria përjetë falënderuese: Mijëra qytetarë për nderime në Prekaz - Gazeta Express
string(69) "shqiptaria-perjete-falenderuese-mijera-qytetare-per-nderime-ne-prekaz"

Shqiptaria përjetë falënderuese: Mijëra qytetarë për nderime në Prekaz

Lajme

Gazeta Express

05/03/2023 21:59

Nga Kosova dhe jashtë saj, ish-luftëtarë të UÇK-së, personalitete nga politika e mijëra qytetarë nderuan Jasharët në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Gazetare: Laura Çelaj

Lexo Edhe:

Nga Zvicra erdhi për ta nderuar sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes se tij për lirinë e Kosoves.

Sabri Aliu, bashkë me ish-luftëtarët e UÇK-së, po kujtojnë momentet e ditëve te vështira qe kaluan se bashku.

Sipas tij secila vrimë e shkaktuar nga breshëria e plumbave e që morën jetën e anëtarëve të familjes Jashari është e do të jetë gjurmë e pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Me të njëjtat emocione e kujtojnë edhe shokët e tij të luftës.

Edhe Sadri Konjuhi me dhimbje e krenari tregon se ishte bashkëluftëtar i Ademit e Hamzës.

Me të njëjtin qëllim, të dielën e 5 marsit, mijera qytetarë erdhën për të nderuar rezistencën dhe historinë e familjes Jashari.

Te shumte janë edhe ata qe erdhën nga diaspora.

Homazhe në Prekaz bëri edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vizitat ne Prekaz vazhduan gjate gjithë ditës.