Kush janë parlamentarët e rinj të Malit të Zi? - Gazeta Express
string(76) "shqiptaret-me-gjashte-deputete-kush-jane-parlamentaret-e-rinj-te-malit-te-zi"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2023 6:59

Kush janë parlamentarët e rinj të Malit të Zi?

Lajme

Gazeta Express

12/06/2023 6:59

Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka komentuar rezultatet paraprake parlamentare të Malit të Zi.

Ai tha se partia që drejtojë deri më tani ka fituar dy mandate ndërsa ka përsëritur se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik.

Lexo Edhe:

Gjeloshaj ka pohuar se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në Kuvend.

“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha ai.

Politikani shqiptar beson se Mali i Zi do të ketë një qeveri të qëndrueshme, e cila do ta dërgojë në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, lëvizja që e ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Në bazë të rezultateve paraprake, tashmë dihet edhe emrat e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Këto janë rezultate paraprake dhe se ndryshimet janë të mundshme derisa të përcaktohen rezultatet përfundimtare, raporton rtcg.

Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj

Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviq, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Demokratët dhe URA: Aleksa Beçiq, Dritan Abazoviq, Momo Koprivica, Zdenka Popoviç, Miloš Konatar, Boris Bogdanoviq, Dragan Krapović, Ana Novaković Đurović, Vladimir Martinović, Stevan Katić dhe Filip Adžić.

Deputetët e lëvizjes “Evropa Tani” do të jenë: Milojko Spajić, Filip Ivanović, Maida Gorčević, Andrej Milović, Anđela Jakšić Stojanović, Boris Pejović, Vasilije Čarapić, Srđan Pavićević, Vladimir Dobričanin, Seid Hadžić, Jelena Nedović, Tihomir Dragaš, Filip Radulović, Mirko Đukić, Naida Nišić, Vojislav Šimun, Uglješa Urošević, Dražen Petrić, Radinka Ćinćur, Jovan Subotić, Miodrag Laković, Miloš Pižurica i Jevrosima Pejović.

Nga radhët e koalicionit “Së bashku”: Danijel Zhivković, Nikola Janović, Nermin Abdić, Drita Lola, Boris Mugosha, Dushan Raičević, Oskar Huter, Aleksandra Vuković, Kučučkov, Jevto Eraković, Abaz Dizdarević, Sonja Milatović, Branislav Nenezić, Mehmed Zenka, Nikola Milović, Zoja Bojanić Lalović, Andrija Nikolić, Nikola Rakočević, Mihailo Andušić, Aleksandra Despotović dhe Nihad Canović.

Për të ardhmen e Malit të Zi: Milan Knežević, Andrija Mandić, Simonida Kordić, Marko Kovačević, Maja Vukićević, Slaven Radunović,  Vesko Delić, Milun Zogović, Milutin Đukanović, Milan Lekić, Vladislav Bojović, Jelena Božović dhe Jovan Jole Vučurović.

Deputetët e Partisë Boshnjake do të jenë Ervin Ibrahimoviq, Amer Smailoviq, Kenana Strujiq Harbiq, Damir Gutiq, Admir Adroviq dhe Mirsad Nurkoviq.

Si deputetet të SNP-së dhe DEMOS-it në Kuvend do të flasin Vladimir Jokoviq dhe Dragoslav Shqekiq.

Ndryshe, Adrijan Vuksanoviq do të jetë përfaqësues nga HGI.