Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Tahir Çitaku, ka deklaruar se ai ka vendosur që të angazhohet në politikë për shkak të ‘’përçarjeve’’ që kanë ndodhur viteve të fundit.
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Tahir Çitaku, ka vlerësuar veprimtarinë e liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, gjatë luftës në Kosovë.
I ftuar në Pressing në T7, Çitaku, ka thënë edhe se çlirimi i vendit është ‘’mrekulli e zotit’’.
‘’Për me ardh deri këtu, u dashtë një djalë kaq i ri me u bashku me CIA’n amerikane, që të fillojë një proces për çlirimin tonë. Njeriu që e ka mbajt vëllaun e vet dy kilometra të vdekur, në bjeshkë, njeriu që më shumë ka lëviz dath se math, dhe ne, nga atje që kemi nda kafshatën e bukës, të fëmijëve të mi e kemi nda për me u armatos, për me çu veshje, barna. Na jemi çliru, dhe është mrekullia e zotit, duhet ta ruajmë. Të komunikojmë, të bashkohemi sepse jemi të gjithë shqiptarë, në politik ka kundërshtarë politik, por jo armiq’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.