Flamuri shqiptar ngrihet më lart se të gjithë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Mundësi çeçen, që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Islam Dudaev, ia ka dalë të triumfojë në disiplinën Stil i lirë deri në 65 kg, përballë rusit Gazhdimurad Rashidov.
Dodaev ia doli të triumfojë 2-1, duke konfirmuar se është një nga mundësit më të mirë të kësaj disipline në Europë dhe jo vetëm, si dhe duke ngritur lart flamurin shqiptar.
Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsëritë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...