“Shpresoja që nuk do të luanit”, Inzaghi zbulon se çfarë i kishte thënë Mourinho pas ndeshjes së historisë - Gazeta Express
string(103) "shpresoja-qe-nuk-do-te-luanit-inzaghi-zbulon-se-cfare-i-kishte-thene-mourinho-pas-ndeshjes-se-historise"

“Shpresoja që nuk do të luanit”, Inzaghi zbulon se çfarë i kishte thënë Mourinho pas ndeshjes së historisë

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 18:02

Filippo Inzaghi ka zbuluar se çfarë i kishte thënë trajneri i atëhershëm i Real Madridit, Jose Mourinho, pasi ish-sulmuesi i Milanit i shënoi dy gola në Ligën e Kampionëve, në vitin 2010.

Ish-sulmuesi i njohur në atë kohë po shkonte drejt fundit të karrierës, andaj në ndeshjen ndaj “Los Blancos” ishte fillimisht në bankën rezervë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Real Madridi po kryesonte 1:0 ndaj Milanit dhe Pippo hyri në ndeshje në minutën e 60-të, për të realizuar dy gola brenda 18 minutave dhe për të përmbysur kështu rezultatin.

Megjithatë, ndeshja në fjalë kishte përfunduar 2:2 në fund – por, italiani veçse kishte lënë gjurmë në librat e historisë.

“Ajo ishte natë magjike”, tha Inzaghi për “DAZN”.

“Isha në bankë, por kisha sjellë me vete dy fanella për çdo rast për të festuar golin tim të 69- të dhe të 70 -të në Evropë. Hyra dhe shënova dy herë. Ia dhashë një nga ato fanella Stefano Borgonovos dhe kur mendoj për atë ndeshje, më kujtohet gjithashtu se ia dhashë fanellën”, shtoi ai.

Dy golat ndaj Real Madridit ia mundësuan Inzaghit të arrinte rekordin e golave në Evropë.

Duke folur për “DAZN”, 50-vjeçari tregoi se çfarë i kishte thënë Mourinho pas përfundimit të ndeshjes.

“Ai më përqafoi dhe më tha: ‘Unë me të vërtetë shpresoja që nuk do të luanit sot’”. /Gazeta Express/