Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer” - këta janë fituesit - Gazeta Express
string(55) "shpallen-fituesit-e-cmimeve-pulitzer-keta-jane-fituesit"

Arte

Gazeta Express

06/05/2026 7:30

Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer” – këta janë fituesit

Arte

Gazeta Express

06/05/2026 7:30

Zyrtarët e Pulitzer Prize kanë shpallur fituesit e këtij viti në disa fusha si letërsia, drama, poezia, muzika dhe gazetaria investigative, duke vlerësuar punën më të në këto kategori.

-Në letërsi u vlerësua Daniel Kraus për romanin “Angel Down”, një vepër që trajton Luftën e Parë Botërore. Libri  flet për një ushtar të thjeshtë që përballet me një engjëll duke sjellë një rrëfim të thellë dhe simbolik mbi luftën dhe njerëzimin.

-Në dramë u vlerësua “Liberation” e Bess Wohl, një shfaqje që trajton lëvizjet feministe të viteve 1970, duke prekur tema si barazia gjinore, homofobia dhe rolet e gruas në shoqëri.

Në kategori të tjera letrare u nderuan edhe autorë për punime në histori, biografi dhe letërsi  duke përfshirë vepra që trajtojnë tema të thella shoqërore dhe personale. Në poezi dhe muzikë u vlerësuan krijime që sjellin risi artistike dhe emocionale, si dhe vepra që lidhen me histori dhe ngjarje reale.

Në gazetari, çmimet kryesore u ndanë për media të njohura si The Washington Post, The New York Times, Reuters dhe Associated Press. Këto media u vlerësuan për raportime investigative mbi politikën amerikane, pushtetin, korrupsionin, imigracionin dhe çështje të tjera të rëndësishme globale. U theksua sidomos roli i gazetarisë në zbardhjen e të vërtetës dhe në mbrojtjen e lirisë së medias.

Gjithashtu, u vlerësuan edhe raportime për ngjarje të rënda si konflikte ndërkombëtare, zjarre shkatërruese, çështje sociale dhe raste të abuzimit me pushtetin, duke treguar rëndësinë e gazetarisë investigative në informimin e publikut.

Në përgjithësi, çmimet e këtij viti nënvizuan rëndësinë e lirisë së shprehjes, fuqinë e gazetarisë së pavarur dhe rolin e artit e letërsisë në pasqyrimin e realitetit dhe ndikimin në shoqëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement