Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet për Tony Awards 2026, duke marrë nga 12 nominime secila.
Dy prodhimet do të përballen në kategorinë e musicalit më të mirë origjinal, përkrah Titanique dhe Two Strangers (Carry a Cake Across New York). Ndërkohë, rikthimi i musicalit Ragtime ndjek me 11 nominime.
Në kategoritë e aktrimit, Rose Byrne siguron nominimin e parë në Tony për rolin e saj në komedinë Fallen Angels, ndërsa Kelli O’Hara shënon nominimin e saj të nëntë.
Daniel Radcliffe rikthehet në garë me një tjetër nominim për performancën në monodramën Every Brilliant Thing, pas suksesit të mëparshëm në skenën e Broadway-t. Ai do të përballet me emra të njohur si Nathan Lane dhe John Lithgow.

Në kategorinë e musicaleve, Luke Evans merr nominim për debutimin e tij në Broadway me The Rocky Horror Show.
Ndërkohë, drama feministe Liberation kryeson në kategorinë e shfaqjes më të mirë, duke hyrë në garë pas fitimit të çmimit Pulitzer.
Ceremonia këtë vit sjell edhe surpriza, me disa emra të njohur që mbetën jashtë nominimeve, përfshirë Lea Michele dhe Ayo Edebiri.
Një moment i veçantë është nominimi i June Squibb, e cila në moshën 96-vjeçare bëhet aktorja më e moshuar e nominuar në historinë e Tony Awards.
Gara e këtij viti pritet të jetë ndër më konkurrueset, me një përzierje të prodhimeve të reja dhe rikthimeve të suksesshme në skenën teatrore amerikane. /GazetaExpress/