“Shkatërruesit e shtetit” i kundërpërgjigjen videos propagandistike të VV’së - Gazeta Express
string(73) "shkaterruesit-e-shtetit-i-kunderpergjigjen-videos-propagandistike-te-vvse"

“Shkatërruesit e shtetit” i kundërpërgjigjen videos propagandistike të VV’së

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 23:03

Gazetar: Çlirimtar Morina

Përmes një video, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-krerët e UÇK-së si dhe liderë tjerë partiak e sindikal se kanë shkatërruar vendin, kjo formë e praktikuar nga ta po konsiderohet si qëllimkeqe e në dëm të vendit

Lexo Edhe:

Videoja është publikuar në faqen e LVV-së.

Por personazhe të saj janë kundërshtarët me të mëdhenj të këtij subjekti politik.

Vetëm atëherë kur e dëgjon mesazhin e kupton arsyejen pse këto figura politike janë përfshirë në spotin e partisë së Albin Kurtit.

Pa asnjë verdikt nga institucioneve të drejtësisë, partia në pushtet po i lidh me krimin ish udhëheqësit institucional.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, këta persona po e luftojnë shtetin.

E për kë flet kjo parti që nuk ngopet as me mbi 50% e votave të fituara.

Flet për ish-kryetarin e Kuvendit, emri dhe portetit i të cilit gjendet në hyrje të institucionit më të rëndësishëm në vend.

Videon e nisin edhe me ish-presidentin e Kosovës, gjurmët e të cilit deshën apo s’deshën nga VV janë në ngjarjet më të rëndësishme të vendit.

E ofertë për hetim ndaj tij kryeministrit Kurti i bëri nënkryetari i PDK-së, si i apostrofuar i veçantë në këtë video.

E akuzave të VV-së iu përgjigj me kundërakuza Sami Lushtaku.

Si video skandaloze po e quajnë edhe nga NISMA Social demokrate.

Këto veprime ndaj luftës së UÇK-së, Endrit Shala thotë se i bëjnë për një arsye.

Pos me ish-liderët shtetëror të vendit, kjo parti u mor edhe me sindikalistët.

E nga SBASHK thonë se këto video kanë një qëllim të qartë.

Ymer Ymeri thotë se nuk e kupton se si mund të jenë zhvatës, kur s’janë paguar asnjëherë nga buxheti i shtetit.

Televizioni ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje më këtë video, mirëpo nga partia e tij kanë thënë se nuk kanë interes që të merren me publikime të tilla.