Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, katër shqiptarë të arrestuar (EMRAT) - Gazeta Express
string(83) "shkaterrohet-banda-kriminale-e-droges-ne-britani-kater-shqiptare-te-arrestuar-emrat"

Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, katër shqiptarë të arrestuar (EMRAT)

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 21:11

Një bandë kriminale e trafikut të drogës me katër anëtarë shqiptarë dhe disa shtetas të huaj, është shkatërruar nga policia britanike.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

Lexo Edhe:

Mediat shkruajnë se shqiptarët bashkë me disa shtetas të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike ditën e hënë. Mësohet se gjyqi është mbajtur për tre ditë dhe është se të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.

Ditën e parë të seancës gjyqësore, të pandehurit mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi, Biba dhe një shtetas i huaj pranuan përfshirjen e tyre në bandën e trafikut të drogës.

Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Leshi. Autoritete britanike kanë sekuestruar dogë e cika vlerësohet deri në 25,000 paund.

/Gazeta Express