Shitësi i librave në Prishtinë, nuk shiti asnjë të tillë në ‘Ditën Botërore të Librit’ - Gazeta Express
string(83) "shitesi-i-librave-ne-prishtine-nuk-shiti-asnje-te-tille-ne-diten-boterore-te-librit"

Shitësi i librave në Prishtinë, nuk shiti asnjë të tillë në ‘Ditën Botërore të Librit’

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 8:01

23 prilli njihet si Dita Botërore e Librit. Por, një librashitës në Prishtinë se edhe në këtë ditë, askush nuk u interesua për ta blerë një libër. Madje, për disa ditë, thotë se mëzi e shet një libër. Për këtë të fundit, nuk u interesuan as të zgjedhurit e popullit.

Është njëri botimet e rralla që i posedon.

Lexo Edhe:

Por, as këto libra, thotë se nuk po i shitën.

Bajram Kastrati ka 30 vjet që punon si librashitës.

Pavarësisht se kioska e tij ndodhet në sheshin kryesor të Prishtinës, në syrin e lexuesit po bie shumë pak.

Madje as në Ditën Botërore të Librit, asnjë qytetar nuk u interesua për ta blerë një libër.

“Asnjë libër, as nuk ka pyetur kush sot për libër. Edhe nuk besoj që 80% e njerëzve e din që sot është Dita e Librit. Sot është dita e tretë apo katër, a e kam shitur një libër 5 euro a jo”, tha librashitësi, Bajram Kastrati.

E këtu, Kastrati thotë se nuk po ndalen as të zgjedhurit e popullit.

“vjen një deputet, nuk dua t’ia përmendi emrin. Anglisht po flet me një zonjë. I thashë hajde zotëri deputet, një libër bleje qetu. Tha krejt i kam. E marr një libër, i thashë a e ke këtë? Tha jo. I thashë as 10% të librave nuk i ke”, u shpreh Kastrati per teve1.

Pavarësisht se librat nuk po i shiten, Kastrati vet është një lexues i rregullt.

Ky tregon se sa libra ka arritur t’i lexojë brenda një viti.

“Kur e kam krye fakultetin në vitet ’80-ta, ndryshe ka qenë muhabeti. 3:15 mos me thënë ma shumë, po deri në 100 libra i kam lexuar brenda një viti”, deklaroi ai.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të vitit 1995.