Shërohet plotësisht edhe një pacient i prekur nga Korona - Gazeta Express
string(56) "sherohet-plotesisht-edhe-nje-pacient-i-prekur-nga-korona"

Shërohet plotësisht edhe një pacient i prekur nga Korona

Gazeta Express

02/04/2020 10:52

Gjatë ditës së djeshme nga Klinika për Sëmundje Infektive është lëshuar në shtëpi edhe një pacient nga Dibra, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Kjo, pasi pacienti është shëruar plotësisht. Me ketë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Dibra, shkon në nëntë persona.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona në vend, deri dje (01.04.2020) arrin në 354, të shëruar gjithsejtë 17, ndërsa që 11 kanë ndërruar jetë./GazetaExpress/B.Lika/