Shefi i Zyrës së BE'së: Presim që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen dhe aneksin pa parakushte dhe vonesa - Gazeta Express
string(111) "shefi-i-zyres-se-bese-presim-qe-kosova-dhe-serbia-ta-zbatojne-marreveshjen-dhe-aneksin-pa-parakushte-dhe-vonesa"

Shefi i Zyrës së BE’së: Presim që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen dhe aneksin pa parakushte dhe vonesa

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 23:43

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon kah dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se pret që palët të zbatgojnë marrëveshjen dhe aneksin pa parakushte dhe vonesa.

Lexo Edhe:

“BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, tha ai.

Tutje përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, deklaroi se janë të gatshëm që të ndihmojnë Kosovën që të afrohet me BE-në.

“E ritheksova se e ardhmja e Kosovës është padyshim në Bashkimin tonë dhe shtova se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta ndihmojmë Kosovën të afrohet me BE-në dhe të shfrytëzojë mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të BE-së”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Sipas tij, duke qenë se zgjerimi është i bazuar në merita, tha se ritmi i reformave duhet të përshpejtohet.

“Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga bazat, përkatësisht sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. /Express