SHBA i vendos veton kërkesës palestineze për anëtarësim të plotë në OKB - Gazeta Express
string(71) "shba-i-vendos-veton-kerkeses-palestineze-per-anetaresim-te-plote-ne-okb"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 9:48

SHBA i vendos veton kërkesës palestineze për anëtarësim të plotë në OKB

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 9:48

SHBA-ja i ka vënë veton një kërkese të palestinezëve drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësim të plotë në OKB.

Në këtë mënyrë ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga trupi ndërkombëtar, raportojnë mediat e huaja.

Lexo Edhe:

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh përfundoi me 12 vota në favor, SHBA-ja kundërshtoi dhe dy abstenuan, Britania dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë janë shpresuar se Washingtoni mund ta shmangte përdorimin e vetos nëse shtetet tjera kundërshtonin një projekt-rezolutë përpara Këshillit që rekomandonte që “shteti palesitnez të pranohej për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.