“Sërbia tjetër” - Beteja kundër luftës dhe harresës - Gazeta Express
string(46) "serbia-tjeter-lufta-kunder-luftes-dhe-harreses"

“Sërbia tjetër” – Beteja kundër luftës dhe harresës

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

16/10/2021 11:10

“Nuk besoj që ai (Millosheviqi) mund ta përfundoj jetën vet e të mos përfundoj në bankën e të akuzuarve, ai ka për përgjigjigjur para shumë popujve, do t’u përgjigjet juve shqiptarëve…”, ka qenë një prej deklaratave të arkitektit e intelektualit serb, Bogdan Bogdanovic, zëri i të cilit kundërshtoj shkeljet e luftën që Serbia po bënte ndaj shqiptarëve.

Shkruan: Suada Qorraj

Lexo Edhe:

Dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!”, solli fjalët, kundërshtimet e parashikimet që Bogdanoviq kishte bërë gjatë jetës së tij. Veprimtaria e Bogdanoviqit u prezentua përballë publikut kosovar nëpërmjet promovimit të librit “Sërbia tjetër: Bogdan Bogdanovic”, nga Shkëlzen Gashi.

Botimi i këtij libri për Shkëlzen Gashin është i jashtëzakonshëm, madje edhe aftësitë parashikuese te Bogdanovicit janë të jashtëzakonshme. Gashi ka theksuar se Bogdanovic ka parashikuar se Kosova do të jetë e pavarur, madje ka parashikuar bombardimet që ndodhën gjatë viteve të 90-ta, dhe mbi të gjitha intelektuali serb ka parashikuar se Serbia do ta humb luftën me Kosovën,

“Kam shumë frikë që ka për të filluar lufta në Kosovë, por nëse fillon lufa në Kosovë, atëherë populli serb, udhëheqësit serb duhet ta dijnë që do ta humbin atë luftë”, citohet të ketë thënë Bogdanovic.

Gashi tutje ka theksuar se Kosova e pasluftës nuk ka ndonjë rrugë, shesh, a shkollë me emrin e arkitektit e humanistit, Goran Bogdanovic, ndonëse ai ishte nga personat më të zëshëm që kundështoj ashpër mbylljen e shkollave shqipe në vitet e 90-ta. Madje këtë të fundit Kosova nuk e kishte ftuar as në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.

Dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!” që filloj me promovimin e librit “Sërbia tjetjër…”, vazhdoj me debatin “ Cila është Sërbia tjetër” që kishte synim të shplasote një Serbi tjetër, ndryshe nga ajo që mësohet e njihet sot.

Veprimtaria serbe, Sofija Todorovic, tha se Serbia tjetër, do të thotë që mundemi ndryshe. Sipas saj kjo Serbi nëkupton një të vëertetë pa shqetësime, keqkuptime e konflikte.

“Kur them unë Serbia tjetër, ajo nënkupton që ne mundemi më mirë, sepse unë në përgjithësi mendoj që ne si njerëz, pavarësisht moshës, meritojmë më mirë se nga ajo që na ofrohet dhe unë nuk besoj që njerëzit nuk janë të pa sprovuar ose të marrë, por besoj se me të vërtetë, nëse u tregojmë njerëzve diçka të ndryshme, më mirë, që nuk sjell ndonjë shqetësim, keqkuptim, konflikte dhe pasiguri apo brengë në jetën e përditshme, besoj se këtë njerëzit do të përkrahin”, tha ajo duke theksuar se mediat në Serbi dhe në Kosovë nuk pasqyrojnë në përgjithësi marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ndërsa, Veran Matic, që ka udhëhequr për një kohë të gjatë Radiotelevizionin B92 në Beograd, thotë se ky festival është shembull për mënyrën e çuarjes përpara të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.

“Nuk guxojmë të presim që disa nga elitat të marrin nisma për normalizim dhe pajtim dhe diçka që do të përcaktohej si miqësi. Mendoj se është koha që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që ekzistojnë dhe paralelisht të vendosen në nivel institucional. Mendoj se festivali “Mirëdita dhe Dobar dan” është një shembull i rrallë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe”, tha ai.

Maitc e ka konsideruar të rëndësishme që kërkim falja ndërmjet dy vendeve është më shumë sesa e rëndësishme, madje sipas tij kjo kërkim falje duhet të bëhet aty ku është kryer krimi.

“Para se të përballemi me të kaluarën tonë, të përcaktojmë dhe të bëjmë të dukshme, të kërkojmë falje ndaj njëri -tjetri dhe të kërkohet falje atje ku është kryer krim dhe të përpiqemi të gjejmë të zhdukurit dhe ta zgjidhim çështjet e hapura”, shtoi ai.

Maitc ka trguar se “Sërbia tjetër” në vitet e 90-ta kishte një mbështetje serioze nga e gjithë bota, kishte një instrument që mbështeste të gjithë ata që mbështesnin Serbinë tjetër dhe i kundërviheshin siç e quan ai “një marrëzie”, por sipas tij një instrument, një mbështetje e tillë nuk ekziston sot.

Kurse, teksa ka folur për ‘luftën’ që Serbia tjetër mbanë në vete përgjatë vietve, ai thotë se kjo nuk ka ndryshuar shumë, sepse sipas tij kjo luftë ka një theks të vetëm Kosovën dhe Serbinë.

“Në vitet e 90 ka qenë kufta kundër luftës, kurse tash është lufta kundër harresës”, ka shtuar ai.

Por, ky debat nuk shplosi vetëm një Serbi tjetër, ndryshe nga ajo që mësohet në shkolla apo prezentohet në media. Pjesë e këtij debati ishte edhe një nga protagonistët e asaj që njihet si “Kosova tjetër”, Shkëlzen Maliqi.

Dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!” nuk përfundoi me këtë debat, kjo sepse mbrëmjen e së premtes në Sallën e Kuqe në Prishtinë, dy piano të vendosura në mes të sallës, përcollën ngrotësi përmes performancës së dy pianisteve Branka Parlic dhe Nataša Penezic.

Në një lojë të jashtëzakonshme mes gishtave dhe tasteve të pianos, Parlic dhe Penezic, magjepsën publikun kosovar, me muzikën që sollën për pothuajse 120 minuta, përcollën dhe ndjesinë e melankolisë, që në ditë vjeshte si këto, është e pakrahasueshme.

Kjo lojë e melankoli ngriti publikun në këmbë, ku për disa minuta, duartrokitjet e shumta pushtuan sallën e koncerteve.

Por, mrekullinë nuk e përjetoj vetëm publiku kosovar. “Mirëdita, dobar dan!” solli për herë të parë pianisiten Penezic në Prishtinë, e cila secilën minutë të kaluar në kryeqytet e quan “të mrekullueshëm”.

“Është e mrekullueshme, organizimi është i jashtëzakonshëm, unë, ne po e shijojmë qëndrimin tonë këtu”, tha Penezic.