Vlerësim nga profesor Vuksan Kola, UMT, Departamenti i Neuroshkencës për librin e profesoreshës Luljeta Pula “Helmimet, Krimi dhe Mashtrimi”: - Gazeta Express
string(135) "vleresim-nga-profesor-vuksan-kola-umt-departamenti-i-neuroshkences-per-librin-e-profesoreshes-luljeta-pula-helmimet-krimi-dhe-mashtrimi"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

15/05/2026 11:47

Vlerësim nga profesor Vuksan Kola, UMT, Departamenti i Neuroshkencës për librin e profesoreshës Luljeta Pula “Helmimet, Krimi dhe Mashtrimi”:

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

15/05/2026 11:47

E lexova me shumë vëmendje librin tuaj për helmimin e fëmijëve në Kosovë në vitin 1990 me titullin “Helmimet, Krimi dhe Mashtrimi”. Është një punë shumë e madhe dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm, siç keni ditur Ju gjithmonë të punoni në vijën e parë të mbrojtjes së interesave kombëtare të vendit.

Jam mrekulluar me grumbullimin, sistemimin e interpretimin e saktë të provave të panumërta që vërtetojnë helmimin dhe hedhin dritë mbi qëllimet politike të shtetit serb për ta përdorur situatën që provokuan atëherë në dëm të autonomisë së Kosovës. Synimi juaj patriotik është i qartë: ngritja e një padie kundër Serbisë dhe aktualizimi i këtij krimi barbar për të krijuar klimën që do t’i hapë rrugën një padie ndërkombëtare për gjenocid në Kosovë.

Mbledhja e materialeve, nën regjimin e atëhershëm serb, ishte tepër i vështirë, por ju me këmbëngulje të pashoqe ja dolët me shumë sukses. Nëpër mbi 300 faqe të librit ndeshesh kudo me fakte, me dokumente dhe analiza shumë të zgjuara e të guximshme që evidentojnë qartë gjenocidin e turpshëm e antinjerëzor që u aplikua kundër fëmijëve të pafajshëm me qëllim që të provokohej reagimi i prindërve të tyre e pastaj të ligjërohej ndërhyrja brutale shtetërore.

Dhe nuk ishin pak, por 7.421 fëmijë shqiptarë. Ky libër nxjerrë në dritë fakte, i dokumenton ato me shumë kujdes dhe krijon kushte që të ruhen në kujtesën e brezave të ardhshëm për vite të tëra, për t’u kujtuar atyre se deri ku shkon urrejtja nacionale serbe ndaj popullit të paepur kosovar.

Në këtë aspekt ai është një kontribut i jashtëzakonshëm patriotik që realizohet në kushte mjaft të vështira dhe të rrezikshme për autoren e librit.

E jashtëzakonshme është përballja juaj, e vetme nga Kosova, në debatin “Porota” të TV Beogradit. Edhe pse jo mjeke neuropsikiatre, aty shkëlqen bagazhi juaj shkencor, i cili del qartë jashtë kufijve të një kimisteje, zgjuarsia për të nuhatur situatat dhe për të reaguar me saktësi e shpejtësi, guximi për t’u ndeshur pa asnjë hezitim me atë “taborr të përzgjedhur filoserb” që ishte i pranishëm në emision, kur Ju ishit pa asnjë përkrahje nacionale.

Ndërprerjet e drejtuesit të emisionit ishin të shpeshta dhe dinake, por nuk arritën të të bënin të heshtje. Ju e kishit ndarë mendjen njëherë e mirë për ta thënë mendimin tuaj që kur u nisët e vetme drejt Beogradit.

Dhe libri nuk mbyllet këtu, por vazhdon me dokumentacionin e seleksionuar për t’i hapur rrugë “udhëtimit” të tij drejt Komisionit Ndërkombëtar të Hagës për Luftën Kimike dhe Biologjike, një mekanizëm i krijuar nga OKB-ja. Edhe nëse dështojmë, theksohet që në fillim të librit, dënimi e trajtimi i duhur i padisë dhe aktualizimi i këtij krimi barbar në nivel internacional kanë vlerë të pakontestueshme, mbasi “krimi nuk vjetërohet asnjëherë”.

Së fundi, mësova me shumë kënaqësi se ditët e fundit doli nga shtypi botimi i këtij libri në gjuhën serbe, madje edhe se kopje të tij qarkullojnë brenda në Serbi. Edhe ky është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm e i guximshëm. Por sigurisht është qëndrimi juaj stoik kombëtar i kahershëm që e shpërfill çdo lloj rreziku në dobi të popullit të Kosovës martire.

Ju uroj shëndet e jetë të gjatë për të mirën tuaj e të familjes, por edhe të të gjithë shqiptarisë!

Me shumë respekt e mirënjohje!

Prof. Vuksan Kola, UMT, Departamenti i Neuroshkencës

Tiranë, 12. 5. 2025.

Advertisement
Advertisement
Advertisement