Serbia pranon çdo gjë që nuk përfshin njohjen - Gazeta Express
string(45) "serbia-pranon-cdo-gje-qe-nuk-perfshin-njohjen"

OP/ED

Gazeta Express

23/10/2022 12:04

Serbia pranon çdo gjë që nuk përfshin njohjen

OP/ED

Gazeta Express

23/10/2022 12:04

Kosova nuk humbë asgjë, nëse e pranon këtë Marrëveshje, e mund të dalë fituese në një fazë tjetër porse, nëse refuzohet humbët shumë. Presidenti serb Vučić do të pranojë çdo gjë që nuk e përfshinë njohjën eksplicite dhe do ta shesë para serbëve si “mbrojtje heroike e Kosovës”!?

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Oferta franko-gjermane është Marrëveshje për Serbinë jashtë orbitës ruse, e me këtë, për një paqe të qëndrueshme në Ballkan, që mund të arrihet në emër të Kosovës, e cila për hirë të stabilitetit rajonal rrezikon stabilitetin e brendshëm!?

Gabriel Escobar ishte shumë i qartë: Kosovën duhet ta mbajë besimi tek ShBA-ja, duke lënë të vetkuptohet një analogji me Marrëveshjën e Rambouillet-së!

Sëkëndejmi pala mosnënshkruese është humbë ë në këtë proces.

Serbia është interes (i Perëndimit) imediat amerikan dhe lufta për Serbinë jashtë ndikimit rus kalon kah Prishtina!

E para, Escobar erdhi t’i thotë lidershipit kosovar se 

zvarritja e dialogut nga ana e Prishtinës zyrtare, përkatësisht moszbatimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe vendore e nxjerr Serbinë fituese, kurse Kosovën e mbanë të izoluar.

Por ky momentum po konsiderohet me implikime rajonale.

E dyta, rreshtimi me vlerat europeane – siç kërkon Escobar – do të thotë 

trajtimi i pjesës veriore të Kosovës sipas modeleleve të autonomive politike europeane, duke e mbajtur të drejtën e shtetit mbi territorin kushtetues. Kjo do të thotë Asociacioni duhet të bëhet sipas modeleve të autonomive rajonale si  Tiroli Jugor, Belgjika Lindor, Ishujt Aland ose Katalonia, mirëpo në kontekstin ballkanik dhe të marrdhënieve Kosovë-Serbi, këto lloj autonomishë shkajtojnë frikë së mund ta defunksionalizojnë shtetit kosovar.

Por, Escobar u tha liderëve kosovarë se plani franko-gjerman është i duhuri në këtë rrethanë të re gjeopolitike, për një qëndrueshmëri në rajon që dmth. idetë tjera mund të jenë zgjidhje më të këqija!? 

Ashiqare interesi aktual i Perëndimit, përkatësisht ShBA-së është nxjerrja e Serbisë nga orbita ruse, sëkëndejmi, mund t’i bëhet asaj ndonjë favor momental qoftë edhe në disfavor të Kosovës!? Mirëpo ShBA nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket mbështetjës për Kosovën sovrane. 

Favori i parë do të jetë që mos t’i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës tash, duke e shtyrë për një fazë tjetër. Me këtë Serbia nuk do të marrë dy goditje njëherësh – njohjën e Kosovës dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë – që mund ta dërmonin Aleksandar Vučić-in. 

Presidenti serb tash, për nevoja të qetësimit të klerofashizmit serb do ta shesë Marrëveshjën si “mbrojtje heroike të Kosovës dhe popullit serb në Kosovë”, duke e mbajtur Kosovën si pjesë nominale në Kushtetutën serbe! 

Në anën tjetër, askush s’e di çka mund të marrë Kosova në këmbim?

Njohje nga nga pesëshja europeane, hapje e rrugës për integrime euro-atlantike, anëtarësim në KE dhe eventualisht marrjën e karrigës në OKB?

Apo mbase vetëm liberalizimin e vizave dhe perspektivën e integrimeve!?

Në anën tjetër Kosova i ka detyrimet e veta. Duke qenë së Asociacioni është zgjidhje kushtetuese (Marrëveshje e ratifikuar në Kuvend, pra pjesë e ligjit të brendshëm me efekte ndërkombëtare) që derivon nga Pakoja Ahtisaari, sëkëndejmi është negociuar në Vjenë për këmbim me pavarësi kombëtare të Kosovës, rezulton se Prishtina s’ka qare pa e zbatuar dhe këtë, konstitucionalistët e kanë thënë në kontinuitet por politikanët nacionalistë e kanë zvarritur, duke is humbur Kodovës shtatë vjet.

Si i tillë, Asociacioni  është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës përfshi votën e dyfishtë duke u shndërru pjesë e ligjit të brendshëm kosovar, pra Qeveria e Kosovës e dekreton Statutin e entitetit, çka do të thotë se Qeveria e vendit është Ama Juridikee Entitetit dhe në çdo kohë dhe për çdo veprim mund të adresojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila nëse gjenë tejkalim kompetencash mundet ta shpall nul. 

Dmth shteti është garant se ky Asiciacion nuk mund ta cenojë territorin kushtetues dhe karakterin unitar të shtetit. 

Parulla “Zajednica nuk kalon” është e shpifur në luftën për pushtet, sepse kurrë askush nga faktorët ndërkombëtar nuk ka kërku kompetenca ekzekutive për Asociacionin, veçse kanë kërkuar një entitet ligjor si garancë ndërkombëtare shtesë, për kompetencat autonome në katër fushat (arsim, shëndetësi, planifikim hapsinor dhe mbrojtje sociale) sipas Ligjit për Pushtetin Lokal.

Gati dhjetë vjet luftë brutale për pushtet, duke u fshehur pas një gënjeshtre se Zajednica e defunksionalizon shtetin dhe tash çka? Aprovim!? 

Pa asnjë llogaridhënie për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara!?

Drafti i Fondacionit Fridrich Ebert Stiftung nuk është shmangur nga Marrëveshja e 2013, pos që ru modelon disa prerogativa, por në thelb mbetët i njëjti, pos që e vendos Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në qendër të kontrollit të Asociacionit.

Themelimi i Asociacionit i jep fund çdo tendence jokushtetuese për këmbim territoresh, përkatësisht ndarjës së vendit.

Frika e shqiptarëve kosovarë konsiston në ambiciet e Asociacionit për t’u shndërruar në një “Republika Srpska”, porse komunat me shumicë serbe nuk kanë një territor kompakt, sepse distanca ndërmjet Leposaviqit në veri, me Ranillugun në lindje është plot 150 kilometra dhe se hapësira ndërmjet është e populluar kryesisht me shumicë shqiptare! Ndërsa distanca me Shterpcën në jug, ta zëmë, është 98 km.

“Republika Srpska” në Kosovë është tendecë ekspansioniste e nacionalizmit serb dhe frikë e nacionalizmit defansiv shqiptar, porse në realitet është ‘tigër prej letre’!