Serbia po përpiqet ta ndalë përpjekjen e Pacollit për ta siguruar njohjen e Kenisë, një media atje jep detaje - Gazeta Express
string(108) "serbia-po-perpiqet-ta-ndale-perpjekjen-e-pacollit-per-ta-siguruar-njohjen-e-kenise-nje-media-atje-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 21:47

Serbia po përpiqet ta ndalë përpjekjen e Pacollit për ta siguruar njohjen e Kenisë, një media atje jep detaje

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 21:47

“Kenia Foreign Policy” ka shkruar se përpjekjet e fuqishme diplomatike të Kosovës në Kenia gjatë shtatë viteve të fundit kanë filluar të japin fryte. Kjo sipas tyre veçanërisht u bë që kur presidenti William Ruto e ka marr detyrën. Megjithatë, deri tek arritja e njohjes ndërkombëtare për kombet e reja të pavarura është shpesh një proces kompleks dhe i gjatë, duke përmendur këtu edhe Kosovën, përcjell Gazeta Express.

Merita ata i kanë dhënë edhe ish-presidenti  dhe kryediplomatit Behgjet Pacolli që sipas tyre është  përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet lobuese, duke krijuar lidhje të forta me liderin kenian, William Ruto.

Lexo Edhe:

“Behgjet Pacolli, një figurë e shquar në peizazhin politik të Kosovës, shërbeu si President i vendit në vitin 2011. Gjatë gjithë mandatit të tij dhe më gjerë, Pacolli ka qenë një avokat i vendosur për njohjen e Kosovës në skenën globale.  Përpjekjet e tij nuk janë kufizuar në kanalet tradicionale diplomatike, por janë shtrirë në angazhimin strategjik në rajonet ku mbështetja për shtetësinë e Kosovës është jetike.  Një rajon i tillë është Afrika, ku Pacolli dhe ekipi i tij kanë investuar kohë dhe burime të konsiderueshme në ndërtimin e aleancave dhe mbledhjen e mbështetjes për sovranitetin e Kosovës”, thuhet në këtë shkrim.

Tutje shkrimi thotë se përpjekjet e diplomatëve kosovarë për ta fituar njohjen e Kenisë kanë zgjatur më shumë se një dekadë.

Kenia, në veçanti, është shfaqur si një fushë beteje vendimtare në përpjekjet diplomatike të Kosovës.

Presidenti Ëilliam Ruto, është bërë një aleat kyç në kërkimin e Kosovës për njohje.

“Pacolli dhe shefi i tij i shtabit Zyberaj kanë kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me Ruton, duke njohur ndikimin dhe rëndësinë strategjike të Kenias në kontekstin afrikan. Përmes angazhimeve diplomatike, takimeve të nivelit të lartë dhe diskutimeve strategjike, Pacolli dhe ekipi i tij kanë përcjellë në mënyrë efektive aspiratat e Kosovës te lidershipi kenian”, thuhet tutje në shkrim.

Lëvizja e Kenias drejt njohjes së Kosovës si shtet sovran mori vrull në fillim të vitit të kaluar kur Nairobi njohu zyrtarisht pasaportat kosovare në mars.

Por, Beogradi, i cili mban pretendime për sovranitet mbi Kosovën, po angazhohet gjithashtu në manovra diplomatike në Nairobi, duke synuar të pengojë njohjen e mundshme të Kenias të pavarësisë së vendit ballkanik.

Më 6 mars, ambasadorja e re serbe në Kenia, Danijela Cubrilo Martic, paraqiti letrat kredenciale në Shtëpinë e Shtetit, Nairobi, duke shprehur “një nder të madh t’i dorëzoj letrat kredenciale Presidentit Ruto”.