Big Brother VIP Albania vazhdon të prodhojë lajme edhe pas përfundimit të sezonit, këtë herë përmes dy prej ish-banorëve më të komentuar: Selin Bollati dhe Gezim Blakaj.
Pas daljes nga shtëpia, mungesa e tyre në publik së bashku kishte shtuar dyshimet mbi statusin e marrëdhënies. Fansat kanë qenë në pritje të një sinjali që do të konfirmonte nëse çifti vazhdon apo jo lidhjen.
Së fundmi, një postim i DJ Gimbos në rrjetin social Instagram ka rikthyer vëmendjen. Ai publikoi dy fotografi të shoqëruara me mbishkrimin “Around the 🌍”, të cilat morën mijëra reagime.


Ajo që ra më shumë në sy ishte komenti i Selinit: “Pres unë…”. Reagimi i menjëhershëm i Gimbos – “Erdhaa”, i shoqëruar me një emoji puthje – u interpretua nga ndjekësit si një konfirmim indirekt se marrëdhënia mes tyre vazhdon.
Më herët, në një intervistë për emisionin Goca dhe Gra, Selin ishte shprehur pozitivisht për partnerin, duke theksuar se tiparet e tij janë ato që do të zgjidhte edhe jashtë reality show-t.
“Gimbo është djalë fantastik. Do ta zgjidhja sërish, në këtë jetë dhe në tjetrën,” ishte shprehur ajo.
Megjithëse nuk ka një deklaratë zyrtare për statusin e tyre, ndërveprimet në rrjete sociale sugjerojnë se raporti mes tyre vijon të jetë i afërt dhe pozitiv. /GazetaExpress/
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...