Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e vrasjes së 275 martirëve dhe mbi 40 dëshmorëve në Shtuticë e Vërboc, duke theksuar se në mesin e viktimave ishin edhe dy familjarë të saj, djem të dajëve të saj.
Në një deklaratë publike, Osmani bëri të ditur se ndër të vrarët ishin edhe Luani dhe Rexhepi, djemtë e dajëve të saj, të cilët, sipas saj, do të kujtohen përherë me mall, ashtu si çdo familje që ka humbur më të dashurit gjatë luftës.
Ajo rikujtoi se në atë ditë të kobshme, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequra nga Ilaz Kodra, u përballën me forcat serbe, duke u bërë mburojë për popullsinë civile. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Sot ishim pranë familjeve në Shtuticë e Vërboc për të përkujtuar 27 vjetorin e vrasjes së 275 martirëve e mbi 40 dëshmorëve nga forcat gjenocidale të Serbisë. Në mesin e të vrarëve ishin edhe Luani e Rexhepi, dy djemtë e dajëve të mi, të cilët përherë do t’i kujtojmë me mall, sikurse çdo familje qe ka humbur më të dashurit.
Atë ditë të kobshme, ushtarët e UÇK-së të udhëhequr nga heroi i kombit Ilaz Kodra, u ngritën si mburojë e gjallë për popullsinë civile, duke u përballur me forcat gjenocidale serbe. Prandaj sot ishim edhe në Marinë, për të kujtuar heroin Ilaz Kodra por edhe çdo dëshmor tjetër që ra në altarin e lirisë.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...