Sarri: Chiellini e zëvendësoi veten, m’u vizatua para fytyrës dhe më tha “edhe sa kohë?” - Gazeta Express
string(82) "sarri-chiellini-e-zevendesoi-veten-mu-vizatua-para-fytyres-dhe-me-tha-edhe-sa-kohe"

Gazeta Express

16/02/2020 18:27

Sarri: Chiellini e zëvendësoi veten, m’u vizatua para fytyrës dhe më tha “edhe sa kohë?”

Gazeta Express

16/02/2020 18:27

Juve ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Brecian.

Pa Cristiano Ronaldo në skuadër, që ishte lënë në shtëpi për të pushuar, Juventusi ka korrur fitore në xhiron e 24 në Serie A.

Lexo Edhe:

‘Zonja e Vjetër’ e mposhti 2-0 në shtëpi Brescian, me golat e Paulo Dybala në pjesën e parë dhe Cuadrado në atë të dytë, derisa mysafirët luajnë me një lojtar më pak nga minuta e 37’, Florian Aye u përjashtua me të kuq.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për Giorgio Chiellinin sepse u rikthye pas më shumë se pesë muajsh dhe luajti për disa minuta.

Në fakt, atij nuk i pritje dhe Mauricio Sarri zbulon se si u fut në fushë pa planifikuar ai.

“Të jem i sinqertë, Chiellini e zëvendësoi veten! U ktheve prapa dhe ai ishte aty, te fytyra ime me fanellë dhe pyeste; ‘Zotëri, edhe sa? Atij nuk i pritej, donte minuta, të paktën 10 minuta dhe s’mund të rezistoja!”, u shpreh Sarri. /Gazeta Express/