Santosi, transferimi apo pensionimi? Neymar do të vendosë përfundimisht në dhjetor - Gazeta Express
string(80) "santosi-transferimi-apo-pensionimi-neymar-do-te-vendose-perfundimisht-ne-dhjetor"

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 9:38

Santosi, transferimi apo pensionimi? Neymar do të vendosë përfundimisht në dhjetor

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 9:38

Neymar Junior ka folur për të ardhmen e tij, duke e bërë të qartë se për momentin synon ta respektojë kontratën me Santosin, e cila skadon në muajin dhjetor.

Përkundër problemeve të kohëpaskohshme, legjenda braziliane nuk e ka ndërmend të largohet këtë verë nga klubi i fëmijërisë së tij, ku u kthye pas eksperiencës në Evropë dhe në Arabinë Saudite.

“Kam kontratë deri në dhjetor me Santosin. Synimi im është ta respektoj atë, të nderoj fanellën e Santosit në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pas do të mendoj se çfarë do të bëj: nëse do të vazhdoj te Santosi, do të transferohem diku tjetër apo do t’i jap fund karrierës”, deklaroi sulmuesi brazilian në kanalin e tij në Youtube, përcjell “Gazeta Express”.

34-vjeçari theksoi se aktualisht nuk dëshiron ta marrë një vendim të nxituar dhe se është i përqendruar vetëm te ndeshjet e ardhshme me klubin brazilian.

“Nuk e di ende se çfarë do të bëj. Ka ende kohë deri në dhjetor. Do ta marrim ndeshje pas ndeshjeje. Fizikisht ndihem mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”, shtoi Neymar.

Pas përfundimit të aventurës me Kombëtaren e Brazilit, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit dëshiron ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë me Santosin, ndërsa vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e tij do ta marrë vetëm pasi t’i përfundojë kontrata në fund të vitit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement