Transferimi i portierit të Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha te Colo Colo e ka sjellë një efekt të jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës së lojës.
Klubi kilian po e përjeton një bum të vërtetë në rrjetet sociale falë ardhjes së 40-vjeçarit, i cili u bë një fenomen global gjatë Kupës së Botës 2026.
Profili zyrtar i Colo Colo në Instagram e ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve pas zyrtarizimit të Vozinhas, shkruan “Gazeta Express”.
Klubi i ka fituar rreth 20 milionë ndjekës të rinj, një shifër që e dëshmon ndikimin e madh mediatik të portierit afrikan, i cili gjatë Botërorit u shndërrua në një nga futbollistët më të ndjekur në botë.
Paraqitjet e shkëlqyera të Vozinhas me fanellën e Kepit të Gjelbër, veçanërisht ndaj Spanjës dhe Argjentinës, e kthyen atë në një sensacion në rrjetet sociale, duke i rritur ndjekësit personalë nga rreth 50 mijë në dhjetëra miliona brenda pak javësh.
Popullariteti i tij tashmë po reflektohet edhe te klubi i ri, i cili po përfiton ndjeshëm në aspektin e marketingut dhe të imazhit ndërkombëtar.
Në Kili, ardhja e Vozinhas ka shkaktuar një entuziazëm të madh te tifozët e Colo Colo, të cilët e konsiderojnë atë jo vetëm një përforcim të rëndësishëm në portë, por edhe një figurë që ia ka dhënë klubit një ekspozim të jashtëzakonshëm në arenën globale. /Gazeta Express