“Sancho do ta këndellte Manchester Unitedin" - Gazeta Express
string(42) "sancho-do-ta-kendellte-manchester-unitedin"

“Sancho do ta këndellte Manchester Unitedin”

Gazeta Express

20/02/2020 16:25

Ish-futbollisti holandez, Jaap Stam i këshillon “Djajtë e Kuq” ta transferojnë mesfushorin kualitativ anglez

Jadon Sancho do të mund të kishte ndikim të madh tek Manchester Unitedi.

Lexo Edhe:

Për këtë është i bindur ish-futbollisti i njohur Jaap Stam, shkruan Gazeta Express.

Ish-qendërmbrojtësi holandez thotë se mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit do të mund t’ia këndellte “Djajtë e Kuq”, të cilët janë në krizë të rezultateve dhe sukseseve viteve të fundit.

“Ka mundësi që çdo klub mund t’ia thotë atij të njëjtën histori. Mirëpo, kur ktheheni dhe e shikoni se çfarë mund të bëjë Sancho, mendoj se ai do të kishte influencë të madhe nëse do të shkonte atje”, deklaroi Staam për “888sport”.

Ylli anglez po shkëlqen në Bundesligë në dy sezonet e fundit.

Ai kërkohet nga klubet më të mëdha angleze si Manchester United, Liverpool, Chelsea e Manchester City. /Gazeta Express/