Sadizmi politik i Albin Kurtit - Gazeta Express
string(30) "sadizmi-politik-i-albin-kurtit"

OP/ED

Gazeta Express

03/09/2022 18:18

Sadizmi politik i Albin Kurtit

OP/ED

Gazeta Express

03/09/2022 18:18

Kur nuk permbushet premtimi për ndryshim dhe publiku përballet me “vijat e veta të qëndresës” – ky është tregues i qartë që segmente të shoqërisë janë mbështetur për muri. 

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Një pjesë e politikanëve të ngritur në pushtet, thonë se nuk janë ata përgjegjës për gjendjen aktuale të popullit, por partia e Kryeministrit, Albin Kurti duke harruar me lehtësi faktin se i dhanë 51% të votave, jo për të vazhduar sulmin mbi të dobëtit por për ta ndalë korrupsionin e për drejtësi!

Të dobëtit panë shpresë tek ai, porse në diskursin e tij publik, të dobëtit shpejt u shndërruan në të mundur të radhës!?

Kurti e humbi kompasin, i gjetur ndërmjet presionit për dialogun me Serbinë nga jashtë dhe  nën presionin e menaxhkmit të keq, skandaloz të politikave publike e kërkesave qytetare nga brenda.

Ai pothuajse e ka situatën e paqes sociale jasht kontrollit qeveritar. Dhe i është pikë t’i ndëshkojë mësimdhënësit, policinë, mjekët, administratën publike, gazetarët…, secilin që i del në rrugën e tij drejt thyerjës së kohezionit shoqëror e shtetëror.

Madje kryesindikalistëve si puna e Rrahman Jasharit u është hedhur në qafë me tërë arsenalin e denigrimit human e politik, sa që nga një njeri të respektueshëm nga anëtarësia e sindikatave, deshti ta fabrikonte një armik me damkë dhe një monstër anti shtet!???

Murëpo prodhoi efekt të kundërt. Jashari mori solidarësi qytetare përtej asaj që e kishte paramenduar Kurti dhe shpura e tij.

Ndonëse me dhembje e lot, Jashari u bë hero i këtyre ditëve për shumë kosovarë!?

Albin Kurti gjithmonë i rreshtuar me sindikatat nga opozita, i veshur me pushtet, e stigmatizoi deri në persekutim një qytetar, i cili brenda një kohe të shkurtë u pa tek qante në publik nga presioni dhe fyerjet personale!

Ky është një vazhdim i sadizmit të Kryeministrit në forma të ndryshme, i shoqëruar me arrogancë.

Siç shkruan K. Balendra, autori srilankian, në Colombo Telegraph, duket se një nga format e sadizmit është privimi i njerëzve nga të drejtat e tyre themelore për ushqim, veshje, strehim dhe nevojën e tyre për zjarr për gatim e ngrohje.

Këtë pikërisht e bëri Kurti.

I privoi shumicën e qytetarëve nga e drejta për të kërkuar lumturinë.

Umberto Eco thoshte se realizmi e imponon gjithnjë veten kur has në “vija qendrese” – çast që krijon rrezik shoqëror maksimal. 

Kosovarët normalë janë në zgrip të humbjës së shpresës.

A po krijon Qeveria e Albin Kurtit trazira të qëllimta në Kosovë, për t’i shmangur detyrimet ndërkombëtare të shtetit apo është kjo luftë e shpallur për dominim total të shoqërisë kosovare, përmes futjës në dorë të të gjitha levave që e përbëjnë strukturën e një shteti?

Me politikat e tij armiqësore me opozitën dhe mediat, me Sindikatat dhe administratën publike, me komunat që nuk i Qeverisë vet, me gjykata e prokurorë (përmes një projekti Wetingu si tendencë për hakmarrje e jo si reformim të domosfoshëm, projekt i cili ka marrë një varg vërejtjesh nga Komisioni i Venedikut) dhe me secilin zë kritik, Kurti e ka humbur sensin për mobilizim për përballje me krizën dhe po e përolasë shoqërinë që, kriza e gjithmbarshme, në vend se të presupozojë zhvillim po e topitë nervin reagues të shoqërisë kosovare!?

Kurti provokoi trazirë shoqërore përmes pezullimit të pagave nga thesari dhe një ministër skandaloz si Hekuran Murati, për disa sektorë, i inatosur përtej të pritshmës për një politikan të pjekur,, me idenë e frikësimit për disciplinim!?

Porse kjo nuk i shkrepi!

Sepse u hetua një mundësi e reagimit shoqëror, që i shkurton besim Lëvizjës së Kurtit.

Mësimdhënës e punëtorë tjerë, prindër të atyre fëmijëve, e drejta kushtetuese për arasimin e të cilëve po mbrohet nga Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, parakësaj të drejte të garantuar duhet t’ua sigurojnë të drejtën për jetë, bukë e veshmbathje, ngrohje e pastrim gjë që është bërë shumë më e vështirë se sa vjet!?

Kryeministri Kurti, Presidentja e Ministrja e Arsimit po u thotë arsimtarëve (që janë kryesisht edhe prindër) zvarrituni. se fëmijtë kanë më shumë të drejtë!? 

Çka iu dashka kjo e drejtë një fëmije kur e shesh nënën ose babën, duke u zvarritur për një kashatë bukë!?