Sadiku e nis fuqishëm garën në turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024” - Gazeta Express
string(98) "sadiku-e-nis-fuqishem-garen-ne-turneun-e-pare-boteror-kualifikues-per-lojerat-olimpike-parisi-2024"

Boks

Gazeta Express

05/03/2024 14:09

Sadiku e nis fuqishëm garën në turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Boks

Gazeta Express

05/03/2024 14:09

Boksierja Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore bindëse turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Sadiku triumfoi bindshëm, 5:0, në meçin e parë ndaj britanikes Shona Whitwell në kategorinë deri 60 kilogramë.

“Donjeta në tri raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës, duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize. Trajnerja Marjola Sallauka është e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta Sadiku”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.

Donjetës i duhen edhe disa fitore për të siguruar normën olimpike.

Në turneun në Itali, Kosovën e prezantojnë edhe dy boksierë. Bashkim Bajoku tashmë është eliminuar, ndërsa Shpëtim Bajoku nuk ka garuar ende.

Advertisement
Advertisement
Advertisement