Sa keq që s’ka VAR, Kosova humb me një penallti në minutën e 94-tër - Gazeta Express
string(65) "sa-keq-qe-ska-var-kosova-humb-me-nje-penallti-ne-minuten-e-94-ter"

Sa keq që s’ka VAR, Kosova humb me një penallti në minutën e 94-tër

Gazeta Express

15/11/2020 22:40

Mungesa e VAR në ndeshjet e Nations League ka bërë që Kosova sonte të kthehet në Prishtinë pa asnjë pikë, me humbje.

Dardanë janë mposhtur 2-1 nga Sllovenia në stadiumin “Stožice Sports Park”.

Lexo Edhe:

Djelmoshat e Kosovës bënë paraqitje pozitive, por një penallti shumë, shumë e dyshimtë në minutat shtesë, ia mohoi një pikë pasi deri në ato minuta gjithçka ishte e barabartë, 1-1.

Në pika e bardhë në minutën e 94-tër, nuk gaboi Ilicic, ani pse Aro Muric u gjuajt në atë kënd dhe ishte shumë afër ta presë atë.

Po të ishte VAR, me shumë mundësi ajo penallti do të ishte anuluar.

VAR ende nuk aplikohet në Nations League, sidomos tani me krizën që ka shkaktuar COVID-19.

Golin tjetër për vendasit e shënoi Kurtic, derisa për Kosovën ka realizuar Vedat Muriqi.

Kosova ndeshjen e fundit në Nations League do ta zhvillojë të mërkurën nga ora 20:45 kundër Moldavisë.

Synimi i Dardanëve është ta fitojnë atë sfidë për të qëndruar në Ligën C. /Gazeta Express/