Rusia reagon pas përgjigjeve me shkrim të ShBA-së dhe NATO-s - Gazeta Express
string(60) "rusia-reagon-pas-pergjigjeve-me-shkrim-te-shba-se-dhe-nato-s"

Rusia reagon pas përgjigjeve me shkrim të ShBA-së dhe NATO-s

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 13:27

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të enjten se përgjigjet me shkrim të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për kërkesat ruse rreth fushës së sigurisë kanë dështuar që t’i adresojnë shqetësimet kryesore të Moskës për zgjerimin lindor të aleancës perëndimore.

CNN / Përktheu: Nasuf Abdyli

Lexo Edhe:

“Nuk ka reagim pozitiv ndaj çështjes kryesore në këtë dokument. Çështja kryesore është pozicioni ynë i qartë për papranueshmërinë e zgjerimit të mëtejmë të NATO-s në lindje dhe dërgimin e armëve sulmuese, që do të mund ta kërcënonin territorin e Federatës Ruse”, tha ministri i vjetër i Putinit.

Kryediplomati rus pranoi se përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s mund të çojnë në diskutime serioze, por vetëm për çështje dytësore, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

“Ka një reagim aty, që na lejon ne për të llogaritur në fillimin e një bisede serioze, por për tema dytësore”, tha ministri Lavrov.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka lexuar përgjigjet me shkrim nga ShBA-ja dhe NATO-ja, por shtoi se kreu rus dhe qeveria e tij nuk do të nguten për ndonjë konkluzion.

“Presidenti tashmë i ka lexuar përgjigjet me shkrim. Të gjitha letrat janë me presidentin. Do të nevojitet ca kohë për t’i analizuar, ne nuk do të ngutemi për ndonjë konkluzion”, tha ai.

Zëdhënësi rus shtoi se në sipërfaqe, shqetësimet kryesore të Rusisë nuk janë adresuar, por refuzoi të jepte një përgjigje zyrtare përfundimtare ndaj përgjigjeve me shkrim të ShBA-së dhe NATO-s. Sidoqoftë, ai tha se reagimi i Rusisë nuk do të marrë shumë kohë, por as nuk do të vijë menjëherë.